Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se aleatët e vendit të tij kanë lehtësuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.
Zelensky bëri thirrje për një përpjekje për të vendosur masa të mëtejshme ndëshkuese ndaj Moskës, shkruan Al Jazeera.
“Në këtë kohë, ne shohim një pauzë shumë të gjatë nga partnerët tanë për sa i përket sanksioneve,” tha ai në fjalimin e tij të publikua në rrjetet sociale.
“Dhe përpjekjet shumë aktive ruse për t’iu shmangur sanksioneve.”, shtoi Zelensky./abcnews.al