Zelensky: 75 milionë tonë drithëra mund të bllokohen në Ukrainë deri në vjeshtë

schedule15:46 - 6 Qershor, 2022

schedule 15:46 - 6 Qershor, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se deri në 75 milionë tonë drithëra mund të bllokohen në Ukrainë deri në vjeshtë për shkak të bllokimit të porteve nga Rusia, sipas The Guardian.

Ai tha gjithashtu se Kievi dëshironte armë kundër anijeve që mund të sigurojnë kalimin e sigurt të eksporteve të tij.  Gjatë një konferencë për shtyp në Kiev, Zelensky tha se ka diskutuar me Britaninë dhe Turqinë idenë e një vendi të tretë që garanton kalimin e eksporteve të grurit ukrainas përmes Detit të Zi të dominuar nga Rusia.

Por garancia më e fortë për kalimin e tyre të sigurt do të ishte armatimi ukrainas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!