Zelenskiy: Ata që dhanë Krimenë pa luftë, të mbajnë përgjegjësi

schedule18:35 - 20 Tetor, 2020

schedule 18:35 - 20 Tetor, 2020

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka deklaruar se ata që kanë lejuar Rusinë ta aneksojë ilegalisht Krimenë, në vitin 2014, duhet të mbajnë përgjegjësi.

Në fjalën e tij në parlament Zelenskiy nuk përmendi askënd me emër, por duket se aludoi te zyrtarët që morën pushtetin pas protestave anti-qeveritare në Ukrainë, që çuan në rrëzimin e presidentit pro-rus, Viktor Yanukovych, në fund të shkurtit, 2014.

“Ata që hoqën dorë nga Krimea pa luftë, duhet të mbahen përgjegjës. Jemi duke ndërtuar një ushtri që do të jetë në gjendje ta mbrojë Ukrainën në terren, në det, në qiell, në hapësirën kibernetike, në mënyrë që askush të mos e shkelë sovranitetin tonë, integritetin territorial, ose të marrë pjesë të territorit ukrainas pa asnjë të shtënë me armë”, tha Zelenskiy.

Moska e aneksoi Krimenë në vitin 2014, kur edhe nisi mbështetjen për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Mbi 13,200 njerëz u vranë në luftimet e vazhdueshme atje midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve.

Sipas kritikëve, Zelenskiy e mbajti fjalimin më pranë zgjedhjeve lokale, për të promovuar partinë e tij. Më 25 tetor, votuesit në Ukrainë do të zgjedhin anëtarët e këshillave të rretheve dhe fshatrave, si dhe kryetarët e bashkive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!