Në Zelandën e Re duket se ka vendosur që të shtyjë dhe për pak kohë heqjen e masave kufizuese.
Kryeministrja Jacinda Arden, ka bërë me dije se Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re, do të mbetet në mbyllje për të luftuar përhapjen e mutacionit të Delta të koronavirusit
Ndër të tjera mësohet se qyteti do të mbetet në një nivel të rreptë karantine 4 deri në mesnatën e 21 shtatorit, dhe më pas do të kalojë në nivelin e alarmit 3.
Edhe pse numri i infeksioneve mbetet relativisht i vogël, autoritetet janë të shqetësuar se edhe një përqindje e vogël e popullsisë së Zelandës së Re – rreth 20% – është vaksinuar kundër COVID -19./abcnews.al