Zekiç mesazhe “divorci”, pritet takimi me presidentin Demi

schedule13:02 - 9 Tetor, 2023

schedule 13:02 - 9 Tetor, 2023

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç ka dhënë një deklaratë për mediat kroate përsa i përket të ardhmes.

“Sot (të dielën), kemi ndeshjen e radhës në kampionat dhe nesër (sot, e hënë 9 tetor) kam takimin final me presidentin (Gaz Demi). Shpresoj që të kthehem në Kroaci të martën ose të mërkurën”, ka deklaruar ai.

Pra, i bie që sot trajneri Zekiç të takojë presidentin Demi për të gjetur gjuhën e përbashkët për ndërprerjen e kontratës. Zekiç u shpreh pas fitores me Kukësin se kërkon të kthehet në Kroaci, pasi ka disa probleme familjare, por e vërteta është se Osijeku po insiton prej ditësh për ta kthyer në drejtim ish-teknikun./ h.ll/abcnews.al