Zef Boçi i zhgënjyer nga partia që voton: Banesa ime nuk është e dëmtuar lehte nga tërmeti

schedule14:38 - 30 Shtator, 2020

schedule 14:38 - 30 Shtator, 2020

Kjo është banesa e rrënuar e Zef Boçit nga Fushë-Mamurrasi i Kurbinit. Goditjen e parë e mori nga tërmeti i 21 shtatorit të vitit të kaluar dhe më pas muret ranë përfundimisht në tokë në 26 nëntor. Boçi i zhgënjyer nga partia në pushtet që i ka dhënë dhe votën thotë se nuk është dakord me vlerësimin që i është bërë DS1, që do të thotë e dëmtuar lehtë.

I jam ankuar Bashkisë disa herë për të marrë komision tjetër se nuk isha dakord me komisionin e parë.  Bashkia nuk më është përgjigj. Prej kryetares dhe partisë time ja ku jam. Do t’i kërkoj njëherë partisë të vijë të më shohë ku jam. Tre kërkesa i kam bërë bashkisë dhe kryetarja më tha do vij të të shoh por nuk erdhi. Inxhinierët kanë ardhur dhe më kanë thënë është e pabanueshme”, thotë ai.

Zefi është vizituar më herë dhe nga Ministri Lleshaj, por dhe premtimi që ai I dha mbeti fjalë goje.

“Më ka vizitu ministri dhe më ka thënë merr çadrën, merr bonusin. I kam kërkuar po asnjë s’më kanë dhënë asgjë asnjë lloj ndihme”, shprehet Zefi.

Për të marrë zgjidhje ka shkuar dhe tek dera e prefektit.

“Prefekti pa pikën e turpit gojarisht më priti mirë po në telefon më tha se pa shtëpinë time në televizor. Më tha se shtëpia jote nuk është e dëmtuar. Më tha më vjen keq se më ke gënjy dhe ti jeton brenda”, thotë ai.

Ai kërkon më shumë siguri ndaj i lëshon një thirrje Kryetares së Bashkisë.

“Kaq do i them kryetares të vijë të më shohë të më japë një copë letër nëse është e banueshme të rri brenda. Dyert dhe dritaret I kam hequr për të mbushur vendin. Kalova një dimër dhe verën dhe virusin dhe invalid këtu”, shprehet Zefi.

Kur e pyetëm se ku ka jetuar pas tërmetit i moshuari kërkon ta shoqërojmë për të na e treguar…

Është e trishtë se si një njeri I moshuar dhe invalid po qëndron në këtë depo pa dyer dhe dritare.

Nëse askush nuk e dëgjon dhe këtë herë Zef Boçi e ka ndarë mendjen o drejtësi o pas hekurave.

“Do dal do të bllokoj rrugën le të vijë kryetarja dhe Edi Rama. Le të vijnë të më futin në burg ose të më japin të drejtën që më takon. Të më japin  një për një atë cka ka marrë një qytetar I Fushë-Mamurrasit”, thotë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!