Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhe Sarah Sanders largohet nga detyra

schedule12:00 - 14 Qershor, 2019

schedule 12:00 - 14 Qershor, 2019

Presidenti amerikan Donald Tramp konfirmoi se zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Sendërs do të largohet nga posti i saj në fund të muajit. Pas tre vjet e gjysëm, shkruan Tramp në Tuiter, e mrekullueshmja Sarah Sendër largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe kthehet në shtëpinë e saj në Arkansas”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e përshkruan si një person shumë të veçantë, me talent të jashtëzakonshëm dhe që ka bërë një punë të pabesueshme: Shpresoj të vendosë të garojë për postin e guvernatores së Arkansas, do të ishte fantastike!, përfundon Trump. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!