Zëdhënësja e PS: Populli shprehu vullnetin, numëruesit të jenë korrektë

schedule19:44 - 25 Prill, 2021

schedule 19:44 - 25 Prill, 2021

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Socialiste ka falënderuar të gjithë qytetarët shqiptarë që ushtruan sot të drejtën e tyre të votës.

Përmes një konference për shtyp nga selia e PS, Muzhaqi tha se tani është momenti i numëruesve, ndërsa kërkoi përgjegjësi maksimale nga ana e tyre. Po ashtu ajo falenderoi të gjithë patronazhistët dhe koordinatorët në emër të PS dhe kryetarit Edi Rama.

“Shumë faleminderit atyre që votuan. Ishte ditë e bukur, patëm një manifestim qytetar. Vullneti i popullit është shprehur. Është koha e leximit me përgjegjësi të çdo vote. Në emër të PS një falënderim i veçantë për të gjithë patronazhistë dhe koordinatorët elektoralë.

Të gjithë ju mund të ndiqni rezultatin nga shtëpitë. Ky është momenti i numëruesve që u kërkohet përgjegjësi për të numëruar në mënyrë korrekte. Le ta çojmë deri në fund me sukses këtë proces”, deklaroi ajo.

Muzhaqi komentoi gjithashtu edhe publikimin e sondazheve pak minuta pas mbylljes së procesit të votimit.

“Kjo që fillon është pjesë e rëndësishme. Parashikimet janë të larmishme, ia lënë vendin rezultatin real që del nga kutia e votimit,” deklaroi ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!