Zëdhënësja e Navalny konfirmon vdekjen e tij, thirrje që trupi t’i kthehet familjes

schedule12:02 - 17 Shkurt, 2024

schedule 12:02 - 17 Shkurt, 2024

Zëdhënësja e Alexei Navalny ka konfirmuar vdekjen opozitarit dhe ka kërkuar që trupi i tij t’i kthehet menjeherë familjes. Kira Yarmysh, tha se Navalny ishte vrarë dhe vdiq në orën 14:17 më 16 shkurt, në një postim në X.

Një punonjës i kolonisë tha se trupi i tij tani është në Salekhard.

“Tani po kryhen hetimet. Ne kërkojmë që trupi i Alexei Navalny t’i dorëzohet familjes së tij menjëherë”, tha ajo.

Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ndërroi jetë ditën e djeshme në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin.

Kritiku më i madh i presidentit rus Vladimir Putin, po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.  Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar.

Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!