Zëdhënësi i Metës për Dvoranin: Nuk presim reflektim nga dhunuesi i Kushtetutës

schedule14:34 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 14:34 - 11 Dhjetor, 2019

Presidenca ka reaguar menjëhere përmes zëdhënësit, Tedi Blushi ndaj deklaratave të kreut të KED, Ardian Dovrani. Ky i fundit, shigjetoi Presidentin Meta duke thënë se “nuk merret me filma me metrazh të shkurtër por vepron në mënyrë institucionale”.

Në reagimin e tij, Blushi thotë se nuk presim reflektim nga Dvorani, duke e cilësuar atë si dhunues të Kushtetutës.

Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi

I pyetur nga mediat lidhur me deklaratat e Dvorani, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi sqaron se: Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.

Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.

Lexo edhe:  Videot e Metës, Dvorani: Jam gjyqtar, nuk merrem me filma me metrazh të shkurtër

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!