Zbuluan sekretet shtetërore, gjykata dënon dy gazetarët investigativë në Finlandë

schedule19:18 - 27 Janar, 2023

schedule 19:18 - 27 Janar, 2023

Një gjykatë në Helsinki dënoi të premten dy gazetarë investigativë për zbulimin e informacionit të klasifikuar në lidhje me spiunazhin ushtarak finlandez.

Rasti shkakton shqetësim për lirinë e shtypit në vend . “Jemi të zhgënjyer. Pavarësisht uljes së dënimit, dëmtimi i lirisë së shprehjes tashmë është bërë”, u përgjigj në një deklaratë Andero Muka, kryeredaktor i gazetës së tyre, Helsingin Sanomat.

Autori kryesor i shkrimit është dënuar me gjobë në bazë të një pjese të të ardhurave të tij, në shumën prej disa mijëra eurosh, ndërsa autori tjetër i shkrimit nuk është dënuar me gjobë.  Akuzat ndaj një personi të tretë, mbikëqyrësit të tyre, u hodhën poshtë.

Prokuroria kishte kërkuar dënime me kusht nga të paktën 1.5 vjet për të tre.

Tre gazetarët mohuan akuzat ndërsa avokatët e tyre mbrojtës pretenduan se nuk u zbuluan sekrete shtetërore.

Dënimi lidhet me një artikull të botuar në vitin 2017 që përmbante informacione që datonin 10 vjet më parë dhe që i referohej operacioneve të spiunazhit ushtarak finlandez. Këto operacione “janë klasifikuar në interes të sigurisë së jashtme të Finlandës”, shpjegoi gjykata.

Artikulli investigativ detajoi “organizimin, aftësitë dhe furnizimin” e një qendre komunikimi të ushtrisë në Jyväskylä, 230 km në veri të Helsinkit./abcnews.al/