“Zbulove fituesin e spektaklit”, ndizet debati mes mamave të Jonianës dhe Aurorës: Thuaje ta dimë

schedule23:13 - 23 Tetor, 2021

schedule 23:13 - 23 Tetor, 2021

Sfidën mes Jonianës dhe Aurorës e ka fituar kjo fundit. Mirëpo, duket se mamaja e Jonianës nuk është ndarë e kënaqur vlerësimin, duke thënë se Aurora është në shkollën e baletit dhe nuk dha sa duhet.

Kjo ka bërë që mami i Aurorës të replikojë, duke i kujtuar një shprehje që ajo kishte thënë natën e parë lidhur me konkurrentin që do të fitonte spektaklin.

Debati i krijuar:

Mami Jonianës: Vajza jote ka dy vjet në shkollë baleti, ndërsa vajza ime përveç se ka qenë në një kurs për latine, sepse ka 9 muaj që është futur në Akademinë e Albi Nakos dhe ka qenë në kurs për latine dhe nuk e ka pasur idenë fare.

Mami Aurorës: Më fal, natën e parë kur ishim në audicione, the kur Joniana nuk fitoi dhe hyri në të dytë, the: ‘Unë e di, kush do fitoj. Atëherë na e thuaj ti se çfarë di ti dhe ne nuk e dimë’.

Mami Jonianës: Po sepse unë mendimin tim e shpreh, do të them prapë se kush do fitoi, Lusi është për mua. Bravo Lusi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!