Mënyra se si ushqehemi ndikon në organizmin tonë. Shkencëtarët në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit kanë studiuar shfaqjen e infeksioneve urinare. Ata kanë zbuluar se urina e disa njerëzve është më rezistente ndaj baktereve pasi përbërës të caktuar ushqimor i privojnë ata nga hekuri dhe mineralet që duhet të rriten.
Lëndët ushqyese që ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet urinare quhen polifenole. Këto janë antioksidues të fortë që parandalojnë rritjen e baktereve.
Ushqimet me një përmbajtje të lartë të polifenoleve që ndihmojnë në parandalimin e baktereve në traktin urinar:
– Boronica të freskëta dhe lëng boronice
– Thana dhe lëngu i thanës
– Kosi
– Çaji i zi
– Çokollata e errët
Në mënyrë që të mos ulni pH-në e urinës suaj dhe të ndihmoni bakteret të rriten, duhet të shmangni pije të gazuara dhe dieta me proteina të larta.
Ekspertët tregojnë se doza të larta të vitaminës C të marra përmes shtesave ushqyese artificiale janë gjithashtu të këqija, por burimet natyrore të kësaj vitamine janë shumë të dëshirueshme.
Gjithashtu përveç vitaminës C, trakti urinar për të luftuar infeksionin ka nevojë për vitaminë A, e cila gjendet në karota, patate dhe pjepër./abcnews.al