Zbuloni sa kushtojnë atletet e preferuara të Kate Middleton

schedule08:26 - 18 Maj, 2023

schedule 08:26 - 18 Maj, 2023

Ajo ka dëshmuar se mund të balancojë në mënyrë unike midis pamjeve elegante dhe joshëse dhe atyre ‘casual në varësi të rastit dhe eventit që po merr pjesë. Kate Middleton është një femër me stil të pashoq, i cili ngjall gjithmonë interes.

Në paraqitjet e saj të fundit kemi vënë re se i pëlqen shumë atletet dhe konkretisht marka franceze Veja. Të bëra nga pambuku organik, me thembra prej gome natyrale, këto këpucë janë përqafuar nga yjet më të mëdhenj.

Kate Middleton nuk ndahet prej tyre, ndërsa i kombinon me kostume që i pëlqen edhe ajo. Princesha u jep idenë më të mirë fashionisteve për super look në çdo moment të ditës.

Duhet theksuar se marka, të cilën Kate ka zgjedhur, kushton rreth 100 euro, çka i bën ato të përballueshme për shumë femra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!