Sipas një ankete të bërë së fundmi nga autoritetet gjermane janë klasifikuar 10 vendet më të përshtatshme për të jetuar.
Sipas studimit gjerman në top listë janë Tajvani, Meksika dhe Kosta Rika. Mediat bëjnë me dije se një klasifikim i tillë është bërë në bazë të kostos së jetesës që ofrohet në këto vende dhe cilësia e përgjithshme e jetesës.
Sondazhi, i kryer nga rrjeti InterNations në Mynih, rendit Tajvanin si zgjedhja kryesore për të tretin vit me radhë, duke u përqendruar kryesisht në kujdesin shëndetësor dhe sigurinë në punë.
Sa i përket Meksikës së dytë, përparësia e madhe është lehtësia e vendosjes në vend, ndërsa Kosta Rika dallohet veçanërisht për sa të arritshëm dhe miqësorë janë vendasit për të huajt.
10 të parat e listës përkatëse plotësohen nga vendet e mëposhtme:
Tajvani
Meksika
Kosta Rika
Malajzia
Portugalia
Zelanda e Re
Australi
Ekuador
Kanada
Vietnami
Ndërkohë sa i përket Shqipërisë duket se nuk është në klasifikimet e vendeve të preferuara që mund të sigurojnë dhe karakterizohet nga një faktor dallues për jetën. Ndërkohë për përpilimin e kësaj liste janë marrë parasysh 37 faktorë të ndryshëm, të cilët u vlerësuan nga 1 në 7.e.su./abcnews.al