Rebel Wilson pranoi publikisht se ishte dashuruar me një grua. Aktorja australiane publikoi një fotografi krah të dashurës, Ramona Agrouma ku shkruante: “Mendova se po kërkoja një princ të Disney-t… por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një princeshë Disney”.
Mirëpo, kjo deklaratë publike nuk ka qenë “e vullnetshme” pasi thuhet se është shantazhuar. The Sydney Morning Herald botoi një artikull nga gazetari Andrew Hornery, në të cilën ai akuzoi Wilson se pranoi publikisht marrëdhënien e re duke hedhur poshtë ekskluzivitetin e gazetës australiane.
Hornery tha se i kishte dhënë Wilson një afat prej dy ditësh për t’u përgjigjur për këtë. Mirëpo, pati reagime të ashpra në internet pasi njerëzit e kanë parë këtë si një kërcënim ndaj aktores. Njerëzit mendojnë se aktorja mund të mos ketë dashur që ta bëjë publike lidhjen dhe seksualitetin e saj.
Gazetarja Kate Doak shkroi në twitter: “Pra, me sa duket nuk ishte zgjedhja e Rebel Wilson që të dilte publikisht. Sydney Morning Herald ka pranuar se i ka dhënë asaj një paralajmërin 2 ditë përpara se ata ta publikonin. Aktorja ka komentuar në postimin e saj, duke thënë se “Ishte një situatë e vështirë”.
/abcnews.al