Zbuloi se i biri ishte homoseksual, italiani punëson një kriminel për ta torturuar

schedule12:36 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 12:36 - 16 Dhjetor, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Torino të Italisë.

Sipas mediave fqinje, një burrë ka punësuar një kriminel, për të rrahur të birin, pasi zbuloi se ai ishte homoseksual.

I biri punonte kirurg, ndërsa i ati i kishte dhënë porosi kriminelit që t’i thyente duart, pasi “ai nuk ka të drejtë të operojë më”.

Ndërkohë, ka qenë po vetë krimineli që shpëtoi viktimën nga vdekja, duke e çuar më pas në spital.

I ati u arrestua pas denoncimit të të birit, ndërsa u shpreh se ndjehej i turpëruar nga ai. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!