Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet varri masiv në Ukrainë me mbi 1200 trupa të vdekur në një fshat pranë Kievit

schedule21:02 - 10 Prill, 2022

schedule 21:02 - 10 Prill, 2022

Një tjetër varr masiv është gjetur në rrethinat e Kievit, ku brenda tij ndodheshin 1200 kufoma.

Lajmin e bënë të ditur vetë autoritetet ukrainase, të cilat thanë se ky varr u gjet pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit për të fokusuar sulmin e tyre në lindje.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një zyrtar në fshatin Buzovë tha se trupat e dhjetëra civilëve u gjetën në një kanal pranë një pompe karburanti.



Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova beri lajmin me dije.

“Ne në fakt tani, vetëm për këtë mëngjes, kemi 1222 njerëz të vdekur vetëm në rajonin e Kievit,” tha Venediktova në një intervistë për Sky News të Britanisë.

Megjithatë, ajo nuk specifikoi nëse trupat e zbuluar ishin ekskluzivisht të civilëve. Venediktova vuri në dukje gjithashtu se 5,600 hetime ishin të hapura për krime të dyshuara lufte që nga fillimi i pushtimit rus. Duke e quajtur presidentin rus Vladimir Putin “krimineli kryesor i luftës i shekullit të 21-të”, ajo tha se ishin 500 kriminelë rusë të identifikuar të luftës.

Deri me tani janë zbuluar disa varre masive por asnjë me këto përmasa.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!