Zbulohet unaza e lashtë që besohet se shëronte dhimbjen e kokës

schedule10:38 - 10 Nëntor, 2021

schedule 10:38 - 10 Nëntor, 2021

Një unaza e lashtë ari që besohej se kuronte dhimbjen e kokës të shkaktuar nga pija është zbuluar në Yavne, Izrael. Unaza, e cila peshon 5.11 gram me një gur të purpurt u gjet në një kantinë vere dhe besohet se daton që nga shekulli 17-të por mund të jetë dhe më e vjetër.

“Personi që zotëronte unazën ishte i pasur dhe mbajtja e xhevahirit tregonte statusin dhe pasurinë e tyre. Unaza të tilla mund të mbahen si nga burrat ashtu edhe nga gratë.”, tha eksperti Amir Golani.

Guri në unazë është ametist, i përmendur në Bibël si një nga 12 gurët e vendosur në parzmoren ceremoniale të Kryepriftit. Ndër fuqitë e shumta që i atribuohen gurit është parandalimi i dhimbjes së kokës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!