Zbulohet tuneli në kufirin Hungari-Serbi, përdoret nga emigrantët për të kaluar nëpër Evropë

schedule10:42 - 9 Qershor, 2020

schedule 10:42 - 9 Qershor, 2020

Fundjavën e kaluar, policia hungareze ndaloi më shumë se 300 emigrantë të hynin në vend në mënyrë të paligjshme nga Serbia. Në bashkëpunim me ushtrinë hungareze, afër qytetit Morahal, ata zbuluan një tunel nën një gardh teli në kufi.

Policia beson se tuneli 24 metra i gjatë, u përdor për të kontrabanduar emigrantët nga Serbia në Hungari, shkruan abcnews.al.

Ky është kalimi i tretë nëntokësor nën gardhin që autoritetet kufitare hungareze zbuluan në vitin e fundit në atë zonë.

Pas disa muajsh bllokim për shkak të pandemisë dhe kufijve të mbyllur, Hungaria ka parë përsëri një rritje të madhe të numrit të emigrantëve që përpiqen të arrijnë BE në mënyrë të paligjshme që nga fundi i majit. Gati 900 emigrantë që u përpoqën të kalonin ilegalisht  u regjistruan vetëm javën e kaluar.

Zyrtarët hungarezë ritheksojnë se Hungaria nuk do të heq gardhin, por do të forcojë mbrojtjen e kufijve të Shengenit në mënyrë që të parandalojë që emigrantët të hyjnë në territorin e BE në mënyrë të paligjshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!