Ylli Brazilian Neymar mund të përfundojë tek skuadra e Juventusit. Mediat spanjolle njoftojnë se drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të ofrojnë dy lojtarë dhe një shumë të majme parash për të bindur Paris Saint Germain ta lërë të lirë lojtarin.
Juventus është shndërruar në një nga klubet më të fuqishme në Europë jo vetëm në fushën e lojës por edhe në financa. Ndërtimi i stadiumit dhe dominimi prej tetë sezonesh në Itali janë një tregues i qartë i investimeve të presidentit Andrea Agnelli.
Bardhe-zinjtë kanë të ardhura të mjaftueshme për të transferuar çdo lojtar të mundshëm. Nënshkrimi me Cristiano Ronaldon verën e kaluar hapi një kapitull të ri në historinë e Juventusit.
Pas transferimit me portugezin, numri një i “zonjës së vjetër” Andrea Anjeli deklaroi se sezonin e ardhshëm do të transferojë një tjetër Ronaldo por më të ri në moshë. E natyrisht që dy janë alternativat, Neymar dhe Mbappe.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se drejtuesit e skuadrës së Juventusit janë takuar në Kinë me njerëzit e Neymar për të diskutuar mbi një nënshkrim të mundshëm.
Në Spanjë shkojnë më tej dhe zbulojnë se Juventus ka gati planin për të firmosur me yllin Brazilian duke ofruar dy lojtar dhe një shumë të konsiderueshme parash.
Paulo Dybala dhe Blaise Matuidi janë dy emrat që mund të përfshihen në negociata. Neymar ka kërkuar largimin nga Psg pasi nuk ndihet më i lumtur dhe kërkon një experiencë të re.
Rikthimi tek Barcelona konsiderohet i pamundur pasi katalansit shpenzuan plot 120 mln euro për të nënshkruar me Grizman./ABC News Albania 24/7