Zbulohet skema korruptive, prodhuan ilegalisht 11 milionë veshje antivcovid në Shqipëri për t’i çuar në Itali, sekuestrohen 43 mln euro pasuri

schedule13:26 - 8 Korrik, 2022

schedule 13:26 - 8 Korrik, 2022

Njëmbëdhjetë milionë veshje shëndetësore anticovid janë prodhuar ilegalisht në Shqipëri dhe kanë furnizuar sektorin italian.

Mediet fqinje shkruajnë se vëllezërit Samuele dhe Massimiliano Piccolo, ishin përgjegjësit e grupit “GAP” me seli në Romë,  i cili në nëntor të 2020 kishte fituar tenderin nga komisari i jashtëzakonshëm për emergjencën pandemike në Itali, për prodhimin e 11 milionë veshjesh  një përdorimshe shëndetësore anti Covid.

Ata kanë përfunduar në burg me akuzën e mashtrimit dhe përvetësimin në furnizime publike.

Sipas gjyqtarit hetues të Gjykatës së Pratos, i cili urdhëroi arrestimin e tyre, dy vëllezërit  ishin “pronarët aktualë” të Konsorciumit Gap, me qendër në Romë, por pronare ishte Cristiana Ferraciula, shtëpiake nga Ladispoli dhe e vënë nën hetim.

Deri më 23 shkurt 2021, aksionerja e vetme e “GAP” ishte Laura Tamburelli, gruaja e Samuele Piccolo.

Janë 32 persona të vënë nën hetim dhe këtij konsorciumi i janë sekuestruar rreth 43.2 milionë euro pasuri.

Sipas rikonstruksionit të bërë nga Prokuroria Publike, veshjet prodhoheshin me pëlhura të tjera ndryshe nga ato të certifikuara” dhe, megjithëse Konsorciumi Gap ishte i lidhur kontraktualisht me Made in Italy, ata i kishin prodhuar në Shqipëri.

Përpara importimit të tyre në Itali, u hiqnin etiketat, për të mos pasur dijeni për shkeljen e kontratës.

1,918,000 fanella përfunduan në ASL Roma 2, me çmimin 6, 10 euro secila.

Nga e-mailet e sekuestruara nga policia doli se të gjitha komunikimet më të rëndësishme (si p.sh. oferta dërguar Invitalia ” për dhënien e kontratës) ishin përcjellë në llogaritë personale të vëllezërve./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!