Hajdutët në shtete të ndryshme të botës përdorin skema të ndryshme grabitjeje. Mirëpo, më e fundit që po përdoret në të gjithë Europën është ajo e vjedhjes së makinave.
Ata zakonisht zgjedhin nënat e reja që janë vetëm me fëmijët e tyre dhe i mbajnë në sediljen mbrapa të makinës.
Një grabitje e tillë ka ndodhur ditët e fundit në një zonë të njohur të Anglisë, e cila fatmirësisht kishte policinë shumë pranë.
Grabitësi nxori me forcë nënën e re me qëllim për të vjedhur makinën. Gjithçka ndodhi në pak sekonda me grabitësin dhe bashkëpunëtorët e tij që arritën të vidhnin makinën.
Ajo që vihet re edhe nga pamjet e publikuara, është se nëna ka arritur të shpëtojë menjëherë foshnjen e saj nga sedilja e pasme.
Kjo praktikë e vjedhjes po ndodh gjithnjë e më shumë në pjesë të ndryshme të Europës dhe policia i tërheq vëmendjen të gjithë shoferëve të bëjnë kujdes, veçanërisht grave me fëmijë. l.k/abcnews.al