Zbulohet shtëpia e Jezusit në Nazaret?

schedule13:33 - 24 Nëntor, 2020

schedule 13:33 - 24 Nëntor, 2020

Një arkeolog britanik pretendon të ketë zbuluar shtëpinë ku u rrit Jezusi. Ajo gjendet nën rrënojat e një manastiri në Nazaret.

The Times shkruan se Ken Dark, një profesor i Arkeologjisë dhe Historisë në Universitetin e Reading, beson se ka prova të asaj që thotë pas 14 vjet hulumtimi të hollësishëm në vend.

Dark filloi kërkimet e tij në 2006 në atë që ai e përshkroi si “pothuajse të harruar nga historianët”.

Në vitin 2015 ai botoi një artikull bazuar në gjetjet e tij paraprake duke pretenduar se kjo është shtëpia e Jezusit.

Ndërtesa daton në shekullin e parë dhe vendi tani strehon Motrat e Nazaretit.

Në kohët moderne, ishte në shekullin e 19-të kur u paraqit për herë të parë teoria se kjo ishte shtëpia ku Jezusi u rrit me Jozefin dhe Marinë, por teoria u refuzua në vitet 1930 dhe që atëherë ishte braktisur.

Pjesë të rëndësishme të ndërtesës i kanë mbijetuar viteve, duke përfshirë një shkallë prej guri. Në kulmin e shekullit të parë, ai kompleks ndoshta përfshinte një numër dhomash të banimit dhe depove përreth një oborri dhe një tarrace.

Ajo është gjithashtu e vendosur nën një kishë bizantine të shekullit të V-të VII.

Profesori thekson se kisha është “pothuajse me siguri” ajo e përshkruar nga një pelegrin në 380 dhe njihet si Kisha e Ushqimit.

Ideja për emrin është se ajo ishte ndërtuar mbi një kriptë që përmbante shtëpinë ku lindi dhe u rrit Jezusi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!