Certifikata e vdekjes së Princ Filipit ka deklaruar se vdekja ka ardhur për shkak të moshës së vjetër. Pallati Buckingham njoftoi se Duka i Edinburgut ndërroi jetë paqësisht në Castle Windsor më 9 Prill, por pa zbuluar më shumë detaje. Mediat e huaja raportojnë se nuk është identifikuar asnjë sëmundje që mund të ketë ndikuar në vdekjen e tij.
Philip kaloi një muaj në spital. Fillimisht u trajtua për një infeksion por më pas iu nënshtrua procedurës kirurgjikale. Duka më pas u bashkua me Mbretëreshën në Kalanë ëindsor, ku ata kaluan ditët e tij të fundit së bashku. Philip ndërroi jetë dy muaj para përvjetorit të tij të 100-të në Qershor.
Duka i Edinburgh-ut zyrtarisht u tërhoq nga detyrat mbretërore majin e vitit të kaluar. Princi Philip ishte bashkëshorti me jetë më të gjatë në historinë britanike. Ai ishte martuar me monarkun në fuqi për më shumë se shtatë dekada. /abcnews.al