Egli Proga vdiq nga dhuna/ Ekspertiza mjeko ligjore: Goditjet në kokë shkaktuan hemorragji në tru

schedule09:37 - 6 Shtator, 2024

schedule 09:37 - 6 Shtator, 2024

Egli Proga vdiq nga dhuna.

Dyshimet e familjareve tashme i vërteton edhe akt ekspertiza.

Ne te thuhet se 42 vjeçari si pasoje e goditjeve te forta ka pësuar dëmtime në disa pjesë të trupit si në ballë, hundë, vesh, në faqe dhe në supin e majtë, dëmtime këto që janë shkaktuar një mjet i fortë mprehës, si dhe goditjet me grusht.

Sipas aktit të ekspertimit, shkak i vdekjes së Egli Proges është hemorragjia në cipen e trurit dhe hemorragjia e indit të trurit.

Gjithashtu në mostrën e gjakun të viktimës u zbulua prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/ L (gram për litër)

Akt- ekspertimi mjeko-ligjor i është dërguar Prokurorisë së Korçës e cila po vijon hetimet për vrasjen e Egli Progës.

Proga humbi jetën pasi u dhuna për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje dhe procedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari.

Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

Pas këtij akt ekspertimi burimet e prokurorisë thonë se në ditët në vazhdim mund të ketë dhe ndryshim të akuzës.

Çështjes iu shtua dhe një prokuror.

Ne hetimin e çështjes për gjykim, u shtua dhe Dhorina Theodhori, që është njëkohësisht dhe Prokurore e Rrethit gjyqësor Korçë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!