Zbulohet shkaku i aksidentit tragjik në Shkodër

schedule13:30 - 11 Prill, 2019

schedule 13:30 - 11 Prill, 2019

Policia rrugore në Shkodër ka arrestuar drejtuesin e makinës që shkaktoi aksidentin me dy viktima në Kryebushat. Sipas ekspertëve ai ishte duke folur me pasagjeret kur goditi makinën para.

Dy makinat që u përplasen dhe dy gra humben jetën, kurse pesë njerëz të tjerë u plagosen, po udhëtonin në drejtim të Shkodrës. Foristrada e cila  drejtohej nga Jak Perjaku ishte me shpejtësi dhe goditi nga pas mjetin tip Audi që drejtohej nga Lutfi Kubaçi.

Në këtë konkluzion dolën ekspertët e qarkullimit rrugor në policinë e Shkodrës. Perjaku është vënë në masë arresti nga policia, kurse të dëmtuarit e tjerë po marrin mjekim në spital.

Në momentin e përplasjes në Kryebushat, shoferi Perjaku ishte duke biseduar me një nga pasagjerët në mjetin e tij. Ekspertët saktësojnë se ai nuk kishte as vëmendjen më të vogël për mjetin para deri në çastin kur ndodhi goditja.

Në aksidentin e pasdites së mërkurë në Kryebushat, dy gra mësuese Luljeta Zefi dhe Diana Mjeshtri humben jetën në vend. Të plagosur mbeten Lutfi Kubaci, Emanuel Perjaku, Jak Perjaku, Beta Mata dhe Pjeter Zefi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!