Santio Mane largohet nga Liverpool pas gjashtë vitesh dhe tani është në kërkim të fazës tjetër të karrierës së tij. Me shumë mundësi ai do të jetë në Mynih dhe Bayern, pavarësisht interesimit të Paris Saint-Germain dhe Barcelonës.
Bavarezët kanë gjetur gjithçka me senegalezin, por mbetet të bien dakord me “të kuqtë” për të vijuar me blerjen e tij. Bisedimet mes dy palëve thuhet se kanë nisur tashmë, por për momentin nuk ka shumë përparim pasi Liverpool ka vendosur çmimin e shitjes së Mane në 50 milionë euro.
Raportet e ditëve të mëparshme flisnin për transferimin e senegalezit në 30 milionë euro, megjithatë “Athletic” pretendon se Liverpooli ka kërkesa shumë më të larta për të dhënë një nga top lojtarët e tij në vitet e fundit. /abcnews.al/