Zbulohet sfinksi i ri në Egjipt

schedule08:48 - 12 Gusht, 2018

schedule 08:48 - 12 Gusht, 2018

Sipas burimeve të zonës, një sfinks i dytë egjiptian mund të jetë zbuluar nga punëtorët e ndërtimit, teksa po rikonstruktonin një rrugë kryesore në qytetin Luxor.

Statuja, e cila thuhet të ketë një trup luani dhe kokë njeriu, u nxorr në sipërfaqe ndërmjet dy tempujve të famshëm Karnak dhe Luxor, të ndodhura buzë Nilit.

Statuja ndodhet rreth 10 km nga “Lugina e Mbretërve”, vendvarrimi i faraonëve të Egjiptit antik.
Nëse gërmimi rezulton i vlefshëm, statuja mund të datojë rreth vitit 2500 p.k, duke e bërë atë më shumë se 4000 vjet të vjetër. Ky sfinks akoma nuk është e nxjerrë nga pozicioni fillestar nën tokë dhe akoma nuk janë publikuar foto zyrtare të tij, por autoritetet thonë se turistët janë të mirëpritur që të vizitojnë vendin e gërmimit për ta parë më nga afër.

Sipas arkeologëve, statuja do të qëndrojë për disa kohë e ngulitur në terrenin fillestar për shkak të kushteve mjedisore në të cilën ndodhet. Gjithashtu, projekti për të ndërtuar rrugën e nisur po mbahet pezull, deri në momentin që të jepet një vendim se ç’do të bëhet më sfinksin e ri.

Gjithnjë ka pasur dyshime se sfinksë të tjerë ekzistojnë përreth. Ky dyshim vjen për shkak se sfinksi kryesor në Giza, i cili është 73 metra i gjatë dhe 20 metra i lartë, është ndërtuar si shëmbëlltyrë e faraonit Khafre. Për këtë arsye, historianët besojnë se edhe faraonët e tjerë kanë të tilla ndërtime në nder të tyre./abcnews.al