Zbulohet seriali që Mbretëresha Elizabeth ndoqi për të gjetur ngushëllim për vdekjen e Princit Philip

schedule09:38 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 09:38 - 7 Dhjetor, 2022

Pothuajse 1 vit e gjysmë para vdekjes së saj, Mbretëresha Elizabeth ishte përballur me humbjen më të madhe të jetës së saj, kur ndërroi jetë partneri i saj prej 73 vitesh, Princi Philip. Edhe pse ajo vetë u përpoq t’i rikthehej jetës së saj të përditshme, pa dyshim e kishte të vështirë t’i kujtohej vazhdimisht se ‘shkëmbi’ i saj nuk ishte më pranë saj. Megjithatë, gjatë periudhës së zisë, Mbretëresha Elizabeth kishte gjetur një mënyrë për të ngritur shpirtin e saj përmes një seriali në televizion.

Siç zbuloi autori i biografisë së re për Mbretëreshën Elizabeth, Gyles Brandreth, monarkja kishte gjetur ngushëllim në një nga serialet më të famshme të televizionit britanik. Bëhet fjalë për Line of Duty të BBC-së, i cili i bëri shoqëri gjatë periudhës, pas vdekjes së bashkëshortit.

Në veçanti, Mbretëresha e ndoqi shfaqjen nga viti 2012 kur u shfaq premierë, deri në zbulimin e personazhit H, 9 vjet më vonë. Më në detaje, rasti kishte të bënte me një grup që punonte për të ekspozuar një rrjet të madh policësh të korruptuar. Në fakt, në librin e Brandreth përmendet se kreu i rezidencës mbretërore, Sir Tony Johnstone-Burt, kishte për detyrë të shikonte shfaqjen me mbretëreshën dhe t’i shpjegonte asaj se çfarë po ndodhte. “Ishte shumë qesharake”, thuhet se i tha Burt shkrimtarit. Ishte vetëm logjike që për shkak të zhvillimit të shpejtë të ngjarjeve, monarkja nuk donte të humbiste disa pjesë të veprimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!