Policia italiane ka vënë në pranga tre shqitarë dhe ka zbuluar një rafineri për përpunimin e heroinës e kokainës në komunën Fontanella në provincën e Bergamos.
Mediat italiane raportojnë se tre shqiptarët e arrestuar janë rreth moshës 41 , 22 e 24 vjeç ndërkohë që nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e tyre. Gjithahstu në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar 10 kg heroinë e 1 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër, si dhe një laborator për përpunimin e konfeksionimin e drogës.
Tre shqiptarët e arrestuar janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali e nuk kanë pasur precedent penal. Në momentin e operacionit ata kanë tentuar t’u shpëtojnë forcave të antidrogës por pa rezultat.
Gjithashtu gjatë operacionit janë sekuestruar dhe 5 kg lëndë përzierëse për përpunimin e kokainës dhe heroinës si dhe 7 mijë euro cash. Hetimet çuan në zbulimin e kësaj rafineri në territorin e provincës së Bergamos.
Sipas autoriteteve italiane heroina e kokaina e sekuestruar, pas përpunimit do të trefishonte peshën e saj e si rrjedhë dhe fitimi ekonomik do të ishte shumë i lartë./abcnews.al