Një peshk mahnitës që duket si ylber është zbuluar në brigjet e Maldiveve. Kjo specie shumëngjyrëshe, e re për shkencën, u gjet në thellësi 40 – 70 metra nën sipërfaqen e oqeanit. Ka marrë emrin shkencor Cirrhilabrus finifenmaa, për nder të lules kombëtare të Maldiveve, e cila është një trëndafil rozë.
‘Finifenmaa’ do të thotë ‘trëndafil’ në gjuhën lokale Dhivehi. Wrasse është peshku i parë që përshkruhet nga një shkencëtar maldivian – Ahmed Najeeb, një bashkëautor i studimit. Lloji u gjet për herë të parë 30 vjet më parë, por besohej se ishte një Cirrhilabrus rubrisquamis.