Zbulohet paga vjetore e Princit William, shuma e rënë dakord 700 vjet më parë

schedule17:29 - 1 Korrik, 2023

schedule 17:29 - 1 Korrik, 2023

Së fundmi është publikuar një raport financiar i familjes mbretërore britanike në të cilin zbulohet se sa pagë vjetore merr William, Princi i Uellsit.

Sipas raportit të lartpërmendur, William merr një pagë vjetore prej gati gjashtë milionë paund.

Të ardhurat e tij u rregulluan që në vitin 1337 nga Karta e Madhe e Mbretit Eduard III, me të cilën mbreti ia la të ardhurat nga Dukati i Cornwall djalit dhe trashëgimtarit të tij të madh. Shkurtimisht, 700 vjet më parë titulli i Princit të Uellsit erdhi me një përfitim të madh financiar, dhe vazhdon edhe sot.

Paga mblidhet nga të ardhurat vjetore neto nga pronat, investimet, si dhe nga dhënia me qira e pronave në pronësi të Kurorës. I njëjti rregull zbatohej për Mbretin Karli III kur ai ishte një princ.

Një pjesë e madhe e shpenzimeve të familjes mbretërore mbulohet nga xhepat e taksapaguesve dhe kjo taksë quhet Mbështetja e Shtetit. Ata janë paguar 86.3 milionë paund vitin e kaluar, që do të thotë se familja mbretërore i kushton çdo tatimpaguesi 1.29 paund në vit.

Por vetëm Princi i Uellsit ka të drejtën e të ardhurave fitimprurëse nga Duka i Cornwall. Princi William financon kështu shpenzimet e jetesës së familjes së tij, gruas së tij Kate, Princeshës së Uellsit dhe tre fëmijëve të tyre: George nëntë-vjeçar, Charlotte tetë-vjeçare dhe Louis pesë-vjeçar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!