Zbulohet një tjetër varr masiv në Mariupol

schedule15:45 - 1 Korrik, 2022

schedule 15:45 - 1 Korrik, 2022

Një varr i ri masiv me 100 trupa është raportuar pranë Mariupolit, tha këshilltari i kryebashkiakut të qytetit, Petro Andryushchenko, sipas la repubblica.

Duke shkruar në Telegram, Andryushchenko tha se zyrtarët kishin marrë informacion në lidhje me një “varr masiv të banorëve të vrarë të Mariupolit në një përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve të luftës”.

“Varret e përkohshme nëpër rrugë gradualisht po kthehen në varre të përhershme”, tha ai.

Mariupoli është një ndër qytetet më të prekura që nga fillimi i luftës. Qyteti port thuajse është i shkatërruar, ndërsa ka qenë objektivi i Moskës. Me marrjen e Mariupolit, rusët krijojnë në këtë mënyrë një korridor në lidh rajonin e Donbasit me Krimenë, e cila është aneksuar në vitin 2014.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!