Zbulohet një tjetër dhomë torturash e rusëve: Dogjën civilë të gjallë, mes tyre dhe fëmijë

schedule16:49 - 8 Prill, 2022

schedule 16:49 - 8 Prill, 2022

Forcat ruse kishin sajuar një dhomë torturash në fshatin Husarivka, rajoni i Kharkiv-it ku digjnin të gjallë civilë pasi i kishin torturuar. Lajmin e bën të ditur policia e Ukrainës ndërsa thuhet se mes viktimave ishte dhe një fëmijë.

Pas çlirimit të Husarivka-s më 4 prill policia në vend tashmë është duke dokumentuar krimet e ushtrisë ruse në këtë fshat. Sipas hetimeve, këqyrja e trupave zbuloi gjurmë të abuzimit dhe torturës së zgjatur.

“Njerëzit u dogjën të gjallë. Një fëmijë u torturua.” /abcnews.al/