Një krijesë e çuditshme, me kokë delfini dhe me dhëmbë të mprehtë, doli në brigjet e plazhit Destiladeras në Meksikë.
Krijesa nuk ka sy dhe ka bishtin e një gjarpri. Banorët mendojnë se krijesa nuk ka sy pasi ndoshta vjen nga thellësitë e Paqësorit, ku nuk ka nevojë për të parë.
Asnjë nga peshkatarët e intervistuar nga media lokale nuk kujtonte se kishte parë ndonjë gjë të tillë më parë dhe nuk mundën ta identifikonin dot krijesën.
Mbetet enigmë edhe mënyra se si dalë në breg nga thellësia./abcnews.al