Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Zbulohet një ambient ku përgatitej kanabis në Shkodër, në pranga organizatori dhe 6 shtetase

schedule14:47 - 14 Nëntor, 2025

schedule 14:47 - 14 Nëntor, 2025

Policia në Shkodër ka zbuluar një ambient ku përpunohej dhe përgatitej kanabis. Në pranga nga finalizimi i operacionit “Ndërmollasi” kanë rënë, Ramazan Meaj, Lulë Martini, Arsilda Zymeri,  Lula Koceku,  Pashke Koçeku dhe Zamira Koceku.

Gjithashtu janë sekuestruar 12 kilogramë e 671 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lënde shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të trafikuara dhe të modifikuara, 7 celularë dhe një shumë eurosh.

Ndërkohë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!