Në Parkun Arkeologjik të Amantias, arkeologët kanë zbuluar murin rrethues të qytetit të poshtëm të Amantias.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se muri rrethues mendohet se është ndërtuar në shek. III p.Kr. dhe shkatërruar në shek. VI m.Kr.
Rama shtoi se ky fortifikim hedh dritë mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit ilir.
“Në Parkun Arkeologjik të Amantias, arkeologët kanë zbuluar një element të panjohur më parë: murin rrethues të qytetit të poshtëm të Amantias, i cili mendohet se është ndërtuar në shek. III p.Kr. dhe shkatërruar në shek. VI m.Kr. Ky fortifikim i fuqishëm hedh dritë mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit ilir, duke i shtuar një kapitull të ri historisë së kësaj qendre antike.
Ndërkohë, specialistët kanë realizuar edhe një ndërhyrje restauruese të domosdoshme për mbrojtjen e varreve monumentale, si dhe punime të tjera konservuese mbi monumentet e evidentuara vitet e fundit, duke pasuruar kështu peizazhin arkeologjik të Parkut Antik.”, shkruan Rama./abcnews.al

