Zbulohet menuja që do të përdoret gjatë kurorëzimit të Mbretit Charles, kërkesat e veçanta të Camillës

schedule11:06 - 22 Prill, 2023

schedule 11:06 - 22 Prill, 2023

Mbreti Charles dhe gruaja mbretërore Camilla janë në përgatitje të ethshme për kurorëzimin e tyre që do të bëhet të shtunën më 6 maj në Westminster Abbey.

Ata kujdesen për detajin më të vogël për ditën e madhe, madje edhe për menunë. Djali i Camilla, Tom Parker Bowles, ka zbuluar se çfarë do të mund të shohim në menynë e kurorëzimit. Gruaja mbretërore Camilla ka përjashtuar dy artikuj nga menyja e kurorëzimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

Siç zbuloi djali i saj në podkastin e The News Agents, dy përbërësit që do të ndalohen janë speci djegës dhe hudhra. “Këta të dy nuk do të jenë në menu. Unë mendoj se hudhra mund të bëjë të keni një frymëmarrje të keqe dhe nuk do të ishte e drejtë ta përdorni atë në një situatë të tillë”.

Ai shtoi: “Asaj nuk i pëlqen speci djegës. Në përgjithësi, asaj nuk i pëlqejnë gjërat pikante. Edhe kur ju duhet të shoqëroheni me shumë njerëz, ndoshta duhet të jeni të kujdesshëm me atë që hani“. Sa për ushqimet e preferuara të nënës së tij: “Asaj i pëlqen peshku i freskët dhe perimet e freskëta. Ajo ka kopshtin e saj me perime në shtëpi”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!