Zbulohet lloji më i madh i pinguinit në Zelandën e Re

schedule12:12 - 12 Shkurt, 2023

schedule 12:12 - 12 Shkurt, 2023

Shkencëtarët besojnë se kanë pikasur pinguinin më të madh që ka jetuar ndonjëherë në Tokë. Ata e “pagëzuan” pinguinin më të madh Kumimanu (një kombinim i fjalëve “përbindësh” dhe “zog” në gjuhën maori.

Duke krijuar modele 3D të krahëve të mëdhenj të pinguinëve dhe duke i krahasuar ato me kockat e pasardhësve të tyre parahistorikë dhe modernë, studiuesit arritën në përfundimin se “zogu përbindësh” peshonte rreth 150 kg, tre herë më shumë se madhësia e specieve aktuale.

Këta zogj të lashtë, fosilet e të cilëve janë gjetur nga ekspertët në Zelandën e Re, besohet se kanë jetuar rreth 57 milionë vjet më parë, vetëm disa milionë vjet pas fundit të epokës së dinosaurëve.

Zbulim i madh 

Fosilet u gjetën në daljet bregdetare në Otago Veriore, Ishulli Jugor i Zelandës së Re, midis 2016-2017. Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh nga SHBA, Zelanda e Re dhe Universiteti i Kembrixhit në MB përdorën skanime lazer për të krijuar modelet dixhitale të eshtrave.

Më pas, ata i krahasuan këto modele me fosilet e llojeve të tjera të shpendëve, të tilla si pinguinët.

Për të vlerësuar me saktësi madhësinë e kësaj specie të re, shkencëtarët matën qindra eshtra nga pinguinët modernë, duke përdorur dimensionet e eshtrave të tyre të krahëve për të parashikuar peshën. Ata u befasuan me rezultatin pasi zbuluan se kockat më të mëdha të pendës i përkisnin një pinguini që peshonte 154 kg!

Tregues i madhësisë së tij është dimensioni i pinguinit perandor, pinguinit më të gjatë dhe më të rëndë në Tokë, që peshon midis 22 dhe 45 kilogramë.

Nga ana tjetër, speciet më të vogla peshonin rreth 50 kg./abcnews.al