Zbulohet lidhja e 50-vjeçarit me “të fortin” e Shkodrës, Bici pjesë e një grupi që jep para me fajde

schedule23:30 - 28 Prill, 2020

schedule 23:30 - 28 Prill, 2020

Dalin detaje të reja, nga atentati me armë zjarri në Shkodër, ku në orën 17.10, pranë urës së Bunës, Gezim Bici mbeti i plagosur rëndë nga dy plumba një në qafë dhe tjetri në gjoks.

Brenda pak minutash policia i vuri prangat autorit të dyshuar, Bardh Isufi i cili raportohet se ka shtënë tre herë ndaj 50 vjeçarit.

Policia e Shkodrës bën me dije se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt i çastit për pronësinë mes autorit dhe të plagosurit.

Ende nuk është zyrtar ky version, por burime të policisë sqarojnë se  “e gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Zus pranë një guroreje e cila është bërë edhe mollë sherri,  ku dy shtetasit pasi kanë debatuar me njeri tjetrin, në momentin kur i plagosuri po largohej, autori ka qëlluar në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë të rënda”.

ABC News bëjnë të ditur se prona është  përfituar nga i plagosuri përmes parave me fajde të lëshuara prej tij.   Autori i dyshuar Bardh Isufi është shoqëruar në polici, bashkë me një peshkatar i cili besohet se ka parë të gjithë skenën e krimit.

Burime për ABC News thonë se Gëzim Bici është pjesë e një grupi që jep para me fajde në Shkodër.

Ai administronte një sërë pronash të lëna nga  Edmir Koçia, i njohur si “i forti” i Shkodrës, i cili mbeti i vrarë në pragun e shtëpisë më 28 nëntor të vitit 2012.

Ai ishte person me precedent për disa vrasje në qytetin e Shkodrës.

ABC News mëson gjithashtu se 50 vjeçari Bici për disa vite ka qenë në Gjermani. Policia po heton edhe për të shkuarën e tij në këtë shtet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!