Zbulohet lëvizja e papritur e Mitsotakis në Shqipëri

schedule15:35 - 28 Nëntor, 2022

schedule 15:35 - 28 Nëntor, 2022

Më 6 dhjetor në Shqipëri do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. Në këtë datë pritet që krerët e vendeve të Bashkimit Europian të mbërrijnë në Tiranë.

Ndërkohë mes tyre do të jetë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Por media greke, shkojnë edhe më tej për sa i përket vizitës së Mitsotakis në Shqipëri.

Sipas tyre pas vizitave zyrtare në Tiranë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, javën e parë të dhjetorit do të zhvillojë një vizitë edhe në Himarë.

Ende nuk ka detaje lidhur me vizitën e planifikuar të Kyriakos Mitsotakis në Himarë.

/abcnews.al/