Zbulohet letra e Mbretëreshës Elizabeth për gruan e Boris Johnson

schedule18:45 - 11 Shtator, 2023

schedule 18:45 - 11 Shtator, 2023

Carrie Johnson ndau një moment të veçantë dhe kujtim që mori nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Mbretëreshës, gruaja e ish-kryeministrit Boris Johnson shkoi në mediat sociale për të ndarë një foto prekëse dhe një shënim të shkruar me dorë të gjetur në jastëkun e saj gjatë një vizite zyrtare te Mbretëresha.

Ajo ndau imazhin e shënimit të shkruar me dorë, ku shkruhej: “Zonjë, Madhëria e Saj do të veshë një fustan blu në darkë sonte“.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carrie Johnson (@carrielbjohnson)

Krahas fotos, Carrie, 35, shkroi: “Kam mbajtur këtë shënim që u gjet në jastëkun tim kur qëndruam në Balmoral. Sa me fat ndihem që kam mundur ta takoj dhe të flas pak me të”.

Shënimi i vogël u dërgua nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth për të shmangur një aksident të mundshëm… në modë. Që Carrie të shfaqej në këtë rast të veçantë e veshur me një veshje të ngjashme me atë të Mbretëreshës, në këtë rast blu e akullt, do të ishte e vështirë./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Carrie Johnson (@carrielbjohnson)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!