Zbulohet kushti kryesor për të pranuar Spurs, gati 2 dhurata për Mourinhon

schedule15:41 - 21 Nëntor, 2019

schedule 15:41 - 21 Nëntor, 2019

Jose Mourinho është entuziast për aventurën me Tottenham. Trajneri i njohur u rikthye pas gati një viti në stol (u shkarkua dhjetorin e kaluar nga Manchester United) dhe do të debutojë në stolin e Spurs në transfertë kundër West Ham.

Akordi me klubin londinez do të zgjasë deri në vitin 2023, teksa “Special One” kishte një kusht të vetëm për të pranuar ofertën e Tottenham. Daily Mail raporton se Mourinho i kërkoi presidentit Levy garanci për qëndrimin e Harry Kane, kapiteni, goleadori dhe simboli i skuadrës.

Bruno Fernandes

Trajneri e cilëson sulmuesin anglez si ndër më të mirët në botë dhe projekti i ri do të përqendrohet tek ai. Sa i përket merkatos, një tjetër emër ka dalë në skenë pas Gareth Bale. Flasim për Bruno Fernandes, mesfushorin e Sporting Lisbonës. AS raporton se “Gjelat” kanë gati 150 milionë euro për të arritur akordin me këta dy futbollistë, të cilët pëlqehen shumë nga Jose Mourinho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!