Zbulohet kronika humoristike në TV gjerman pas eleminimit nga Shqipëria në 1968

schedule14:37 - 30 Janar, 2018

schedule 14:37 - 30 Janar, 2018

Zbulohet kronika e televizionit gjerman pas eleminimit të Gjermanisë Perëndimore nga Shqipëria në Kampionatin Europian. Kronika e 50 viteve më parë bën ironi me skuadrën nënkampione të botës që dështoi në Tiranë.

Eleminimi i Gjermanisë Perëndimore nga Shqipëria në Euro 1968 bëri bujë të madhe.

Kritikat ishin të forta për nënkampionët e botës që dështuan përballë një ekipi shumë pak të vlerësuar, por në një vend shumë të emancipuar si Gjermania, disfata u mor edhe sportivisht.

Kjo është videokronika e televizionit gjerman pak ditë pas ndeshjes së dhjetorit 1967 që përfundoi 0-0 në “Qemal Stafa”.

Kronika e ndërtuar në formë humori dhe sarkazme thekson sesi duhej të luante ekipi kombëtar për të fituar ndaj Shqipërisë.

Pamjet janë filmuar në stadiumin “Folksparkshtaion” të Hamburgut, dhe skenari ka ftesën për grupin e shquar muzikor gjerman të atyre viteve, të quajtur “Ratëlls”, që në shqip përkthehet “rraket”, pra lodrat për fëmijë.

Grupi muzikor duhej të tregonte mënyrën sesi gjermanët duhej të ishin paraqitur në “Qemal Stafa” për të siguruar kualifikimin për në Europian.

Në kronikë tallet Gjermania Perëndimore sepse e mori shumë lehtë ndeshjen në Tiranë, pas fitores 6-0 në përballjen e parë, duke menduar se do të shkonte për një shëtitje, dhe do të shënonte golat në portën e boshatisur.

Pra, do të ishte një ndeshje si një spektakël cirku, veçse gjithçka doli ndryshe.

Kanë kaluar më shumë se 50 vjet dhe ai eleminim mbetet dështimi më i madh i futbollit gjerman, por edhe një nga ndeshjet më të paharruara të kombëtares shqiptare të drejtuar në atë kohë nga Loro Boriçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!