Një familje nga Kukësi! Zbulohet identiteti i viktimave që humbën jetën nga aksidenti në Librazhd

schedule12:39 - 1 Shkurt, 2022

schedule 12:39 - 1 Shkurt, 2022

Një çift bashkëshortësh nga Kalimashi i Kukësit janë shuar në një aksident tragjik të ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” në Librazhd. Mësohet se ata janë Elmi 53 vjeç dhe Elona Keqa 35-vjeçe. Bashkë me ta viktimë në këtë aksident mbeti edhe Elis Sulmataj 18-vjeç.

Trupi i njërit prej viktimave u rrëmbye fillimisht nga rryma në momentin e ndërhyrjes së ekskavatorin për spostimin e automjetit dhe u gjet pas disa minutash kërkime.

Lexo edhe: Makina me goma përpjetë përfundoi në Shkumbin, pamjet e rënda nga aksidenti te “Kthesa e Murrashit”

Ndërkohë të plagosur nga ky aksident kanë mbetur Elisjado Keqa rreth 10 vjeç i cili është djali i çiftit që humbi jetën, dhe Ambra Halili rreth 20-vjeç. Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë një ndihmë të specializuar mjekësore.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 09:00 të paradites së sotme ku automjeti ku po udhëtonin viktimat u përplas me një tjetër mjet dhe më pas përfundoi në lumin Shkumbin. Nxjerrja e trupave u bë akoma më e vështirë për shkak të motit të keq. Hetimet në lidhje me rrethanat e plota të kësaj ngjarje po ndiqen nga afër nga drejtuesit e prokurorisë dhe policisë së Elbasanit.

/abcnews.al