Shkencëtarët kanë zbuluar fosilet e një pitoni më të vjetër në botë në një gurore në Gjermani, i cili ka jetoi në Tokë rreth 47 milion vjet më parë. Mbetjet e kësaj specie të re, të quajtur Messelopython freyi, u zbuluan në Messel Pit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s pranë qytetit gjerman të Darmstadt.
“Origjina gjeografike e pitonëve ende nuk është e qartë. Zbulimi i kësaj specie të re në Gropën e Meselit është një hap i madh për të kuptuar historinë evolucionare të gjarpërinjve.”, tha Krister Smith, drejtues i Muzeut të Historisë Natyrore në Frankfurt.
“Analizat tona gjurmojnë historinë e tyre evolucionare në Evropë. Sipas gjetjeve tona, këta gjarpërinj ndodheshin tashmë në Evropë në epokën e Eocenit, mbi 47 milion vjet më parë.“, tha bashkëautori Dr Hussam Zaher në Universitetin e Soo Paulo, Brazil. /abcnews.al
World’s oldest python fossil unearthed https://t.co/deLPoy6pGX pic.twitter.com/IzEmrad26a
— Live Science (@LiveScience) December 16, 2020