Grupet e punës së OSSH në Malësi të Madhe kanë zbuluar një banesë, ku prodhoheshin kriptomonedha. Bëhet me dije brenda në banesë ishin instaluar 12 pajisje.
“Gjatë kontrollit te ushtruar nga grupet e OSSH Shkodër, në zonën e Malësisë së Madhe, u konstatua një objekt që vidhte energji elektrike. Pas verifikimeve nga grupi i punës, u zbulua që brenda në banesë ishin të instaluar 12 pajisje të prodhimit te kriptomonedhave.
Menjëherë janë njoftuar strukturat e Policisë se Shtetit për veprime te mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim. /abcnews.al