Kushëri i Arjan Spahiut që u vra në Belgjikë, zbulohet identiteti i 41-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan

schedule20:40 - 11 Maj, 2021

schedule 20:40 - 11 Maj, 2021

Abcnews.al mëson identitetin e 41-vjeçarit që u vra mbrëmjen e së martës në Elbasan. Burime bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Everest Çakën, ndaj të cilit u qëllua sonte me armë zjarri.

41-vjeçai është djali i tezes se Arjan Spahiut i cili është ekzekutuar në nëntor në Belgjikë. Më shumë se 10 vite më parë, Çaka  ka qenë i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, vite më parë. Po ashtu, mësohet se viktimës, vite më parë i është vrarë vëllai në Barcelonë, pasi i zunë pritën dhe e ekzekutuan me armë zjarri.

Në momentin e ngjarjes, Çaka ndodhej në automjet i shoqëruar nga bashkëshortja e cila mori një plumb në dorë. Burime bëjnë të ditur se ekzekutimi dyshohet të jetë kryer me pistoletë me silenciator dhe për këtë arsye banorët nuk kanë dëgjuar as të shtëna. sb/abcnews.al/