Zbulohet emri, kush është djali i ish-drejtuesi të policisë që i këputi këmbën vajzës me “Benz”

schedule21:00 - 10 Qershor, 2021

schedule 21:00 - 10 Qershor, 2021

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një makinë tip Benz përplasi një këmbësore 23-vjeçare.  ABC mëson se në timonin e makinës luksoze ishte Jehon Breçani, 19-vjeç. Ky i fundit është djali i Erzen Berçanit, ish-drejtuesit të Policisë së Shtetit.

Lexo edhe:“Story” e fundit para se t’i këpuste këmbën vajzës dhe pasionet e djalit të ish-drejtuesit të policisë

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku makina luksoze nën drejtimin e 19-vjeçarit Jehon Breçani, dyshohet se për shkak të shpejtësisë doli nga rruga dhe përplasi gruan 23-vjeçare dhe më pas u përplas me një pemë që ishte buzë rrugës. Aksidenti ka qenë aq i fortë sa mësohet se gruaja e aksidentuar, identiteti i të cilës ende nuk është bërë i ditur, pësoi dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme. Raportohet se ajo humbi njërën këmbë. 23-vjeçarja për disa minuta qëndroi në trotuar, ndërsa ndihmën e parë e mori nga kalimtarë të rastit të cilët edhe njoftuan ambulancën. E reja u dërgua më vonë në spitalin e Traumës ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja e saj vijon të jetë e rënduar.

Nga ana tjetër drejtuesi i Benz-it, me targa AA 888 XX, është shoqëruar në komisariatin nr.4 në Tiranë ku do të përballet me veprimet e mëtejshme hetimore. Sipas asaj që mësohet nga burimet në polici, i riu i është nënshtrua edhe testit të alkoolit, por nuk rezultoi që ai të ishte nën efektin e pijeve alkoolike.

ABC, publikoi pamjet e vetëm pak sekondave pas aksidentit, ku e reja shihej e shtrirë në tokë dhe qytetarët që e këshillonin të mos lëvizte. Në videot e siguruara nga ABC dëshmitarë të rastit deklarojnë se e reja ishte në trotuar, kur makina befasisht e kishte goditur.

Rruga “Xhanfize Keko” është një nga rrugët më problematike për sa i përket aksidenteve. Kujtojmë se në fillim të vitit që lamë pas, një aksident tragjik po në këtë rrugë u mori jetën dy personave. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!